Dyshohet për rrahje para stacionit të Policisë në Lipjan NULL NULL 19.07.2025 11:42 19.07.2025 11:42 Një rrahje raportohet të ketë ndodhur në një kafene para stacionit të Policisë në Lipjan. Nga pamjet që kanë dërguar lexuesit për Klankosova.tv, shihet se në vendngjarje janë edhe ekipet e emergjencës dhe njësitë e Policisë. Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin por të njëjtit nuk janë përgjigjur.