Selena Gomez rikthehet në xhirime për sezonin e ri të “Only Murders In The Building” NULL NULL 28.07.2026 21:57 28.07.2026 21:57 Selena Gomez është shfaqur në humor të mirë në sheshxhirimin e serialit “Only Murders In The Building” në Londër, teksa po vazhdon punën për sezonin e gjashtë të produksionit. Aktorja 34-vjeçare, e cila luan rolin e Mabel Mora, ka qenë në kryeqytetin britanik duke xhiruar episodet e reja të serialit gjatë javëve të fundit. Gjatë paraqitjes së saj në set, Gomez tërhoqi vëmendjen e fansave, të cilët u mblodhën për ta parë dhe për të bërë fotografi me të. E veshur si personazhi i saj, Selena u shfaq me një pallto ngjyrë burgundy, minifund, geta dhe çizme, duke xhiruar skena me atmosferë vjeshtore. Në sheshxhirim u pa edhe aktorja Tina Fey, e cila interpreton rolin e Cinda Canning në serial. “Only Murders In The Building” nisi transmetimin në vitin 2021 dhe është pritur pozitivisht nga publiku dhe kritikët. /Klankosova.tv