Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident tragjik në Krujë: Një i vdekur, një i lënduar

NULL NULL
28.07.2026 22:19

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Bilaj të Krujës, ku dy vetura janë përplasur mes vete në një rrugë rurale.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një veturë e tipit Volkswagen, e drejtuar nga Viktor Doda, dhe një Mercedes-Benz, me drejtues Kristjan Laska, shkruan Top Channel transmeton Klankosova.tv.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, dyshohet se ka humbur jetën drejtuesi i Volkswagenit, Viktor Doda, banor i fshatit Bilaj.

Nga verifikimet fillestare të Policisë, dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po lëvizte njëra prej veturave, transmeton Klankosova.tv.

Njësitet policore dhe grupi hetimor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetime për të sqaruar rrethanat e plota dhe shkaqet që çuan në këtë aksident fatal.

lajme të ngjashme