Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Balaj: Kurti ka gatishmëri për të shpërndarë pushtetin (VIDEO)

NULL NULL
28.07.2026 22:45

Opinionisti Labinot Balaj, është shprehur optimist se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka gatishmëri për krijimin e institucioneve të reja të vendit pas zgjedhjeve të fundit.

Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se Kurti është treguar “bujar” me partitë tjera politike.

“Edhe pas procesit elektoral të 9 shkurtit kemi parë disa orvatje të tija që kanë qenë triviale e tribale (për faktin se ka takuar prindër të deputetëve në funksion të krijimit të institucioneve). Ishte bujari e tij. I pat 57 deputetë, i ofroi LDK-së zëvendëskryeministrin, që zoti Abdixhiku të jetë zëvendës i Kurtit”, tha Balaj, por që u kundërshtua “bujaria” nga pjesëmarrësit tjerë në debat, të cilët më shumë e quajtën “mbështetje për muri” dhe “nevojë”.

“Ndoshta nevojë që s’e ka plotësuar autonominë e kushtit moral. Quajeni si të doni, por është e pamohueshme gatishmëria e tij për të shpërndarë pushtetin”.

“Është imediate që të ketë bashkëqeverisje të LVV-së, qoftë me LDK qoftë me PDK”, theksoi Balaj. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme