Pamje nga përleshja fizike mes disa të rinjve në Lipjan NULL NULL 19.07.2025 14:35 19.07.2025 14:35 Janë publikuar pamje të grupit të të rinjve të cilët janë përleshur fizikisht në një kafene para stacionit të Policisë në Lipjan. Në pamjet që ka publikuar Portali Magazina grupi i të rinjve rrahen brenda kafenesë dhe gjuajnë gjë sende në drejtim të njëri – tjetrit. Kurse, nga pamjet që kanë dërguar lexuesit për Klankosova.tv, shihet se në vendngjarje ishin edhe ekipet e emergjencës dhe njësitë e Policisë. Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin por të njëjtit nuk janë përgjigjur.