Presheva me edicionin e ri të Xhade Fest, çka sjell këtë herë? (VIDEO) NULL NULL 15.07.2026 07:52 15.07.2026 07:52 Organizatori i edicionit “Xhade Fest” në Preshevë, Ajxhan Esati në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova tha se Presheva po bëhet gati për të mirëpritur atmosferë të mirë gjatë tre netëve të këtij festivali. Esati tha se festivali “Xhade Fest” do të mbahet me 23, 24 dhe 25 korrik, ku tha se pritet edhe prezenca e diasporës nga Presheva. “Po mendoj që Presheva është gati shumë këtë vit sepse është edicioni i katërt i festivalit tonë. Këtë vit do të jetë më interesant për shkak se edhe diaspora do të jetë këtu. Festivali do të jetë me 23, 24 dhe 25 korrik dhe në atë kohë do ketë shumë diasporë pasi preshevasit kanë diasporë shumë në vendet evropiane”, tha ai.