Konflikt brenda familjes, policia gjen armë me dy karikatorë në një shtëpi në Gjakovë NULL NULL 15.07.2026 08:37 15.07.2026 08:37 Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri dhe municion në fshatin Skivjan të Gjakovës, pas raportimit për një konflikt verbal mes familjarëve. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 14 korrik 2026, rreth orës 17:00, kur autoritetet kanë pranuar informatë se në shtëpinë e dy të dyshuarve, një gruaje dhe një burri kosovar, ndodhej një armë zjarri. Gjatë kontrollit të shtëpisë, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, dy karikatorë dhe 50 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. “Fsh.Skivjan, Gjakovë 14.07.2026-17:00. Raportohet se pas një konflikti verbal mes familjarëve, është pranuar informata se në shtëpinë e dy të dyshuarve, një femër dhe një mashkull kosovar, ka armë zjarri. Njësiti policor gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me dy karikatorë dhe 50 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.