Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjakovë: Tre nxënës u përleshen me mjete të forta, policia nis hetimet

NULL NULL
13.05.2024 12:28
Policia e Kosovës
Policia e Kosovës, foto ilustruese

Tre nxënës kanë pranuar trajtim mjekësor pasi janë përleshur me mes vete me mjete të forta.

Ngjarja ka ndodhur në një nga shkollat e Gjakovës.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë policia.

Zëdhënësi rajonal Sheremet Elezaj, tha për Klankosova.tv se ka nisur hetimet.

“Rreth orës 10:00 është raportuar se tre fëmijë kanë pranuar trajtim mjekësor pasi ishin përfshirë në një përleshje fizike në një shkollë në lagjen “Dardania” në Gjakovë. Pasi kanë pranuar ndihmën e nevojshme mjekësore janë liruar nga spitali (sipas personelit mjekësor dhe hetimeve të para të zhvilluara bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga mjete të forta). Policia ju ka përgjigjur rastit dhe është duke u vazhduar me procedurë të rregullt hetimore”, tha Elezaj për Klankosova.tv

Gjakovë: Tre nxënës theren në një shkollë

lajme të ngjashme