Gjakovë: Dy të arrestuar për vjedhje të rëndë NULL NULL 28.05.2024 10:13 28.05.2024 10:13 Ari, dukat, fotoilustrim Dy persona janë arrestuar në Gjakovë pasi që dyshohen se kanë kryer vjedhje të rëndë. Sipas policisë, ata më 11 maj kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës prej ku kishin vjedhur stoli ari në vlerë te konsiderueshme, transmeton Klankosova.tv Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.