Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gigi takohet me nënën e Bradleyt

NULL NULL
09.01.2024 20:03
bradley cooper gigi hadid

Modelja Gigi Hadid iu bashkua aktorit Bradley Cooper dhe mamasë së tij Gloria për një mbrëmje jashtë pas Golden Globes 2024.

Të dielën e 7 janarit, Bradley solli nënën e tij me vete dhe parakaluan së bashku në tapetin e kuq. Më pas, Gigi u takua me ta dhe darkuan.

Një burim ndau me revistën People se “ata ishin me një grup miqsh dhe të gjithë u argëtuan. Bradley dhe Gigi dukeshin të lumtur së bashku. Ata nuk ishin shumë të afërt, por ishte ende e qartë se ishin në lidhje. Kishte shumë shikime dashurie dhe flirte”.

Burimi në fjalë foli gjithashtu për ndërveprimet e Gigit dhe Glorias.

“Sa herë që nëna e tij fliste, ajo dëgjonte me entuziazëm dhe vazhdonte të buzëqeshte. Dukej sikur ato po njiheshin me njëra-tjetrën”, shtoi burimi.

lajme të ngjashme