Gashi: Nuk pashë program te ekspozeja e Kurtit, ndoshta edhe ka një të tillë NULL NULL 22.03.2021 21:30 22.03.2021 21:30 Analisti Shkëlzen Gashi pas ekspozesë së kryeministrit Albin Kurti tha se nuk u prezantua një program, dhe se ai dhe ekipi i tij është dashur ta kenë paraprakisht gati një të tillë para ardhjes në qeveri, njofton Klan Kosova. “Ajo nuk më pëlqeu është se nuk prezantoi një program por një ekspoze ku i përmendi disa prej problemeve edhe dha zgjidhje shumë përgjithësuese për shumë prej problemeve me të cilat ballafaqohet Kosova”, ka thënë Gashi në Rubikon të Klan Kosovës. Gashi tha se nuk i kishte pëlqyer as në Qeverinë Kurti I, e cila thotë se kishte garuar në zgjedhjet e 6 tetorit pa një program, dhe sipas tij, për fat të keq edhe në këto të tashme ka vepruar njëlloj. Ai thotë të ketë pritur nga kjo qeveri që të kishte krijuar një program këto nëntë muaj prej kur ata ishin rrëzuar, e besa edhe në tre muajt kur Gjykata Kushtetuese i kishte shpallur zgjedhjet e parakohshme. “Unë kom pritë që prej kur o rrëzu Qeveria Kurti me 3 qershor të vitit kalum e deri tash qysh edhe ka proklamu edhe vet kryeministri Kurti ‘jemi t’u punu me ekipe për me e pasë një program’. Na progam nuk pamë”. “Ndoshta edhe ka program, nuk e di. Ndoshta janë t’u punu në program, a ndoshta kanë me e ba. Ai premtoi që ka me u ba një program edhe ka me iu prezantu deputetëve dhe qytetarëve për me u pa ai program”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konfirmohet aksioni në Ministrinë e Infrastrukturës, pjesë e tij policia dhe Prokuroria Speciale 47 minuta më parë
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 13 orë më parë