Garat basketbollistike drejt fundit, çdo përballje interesante NULL NULL 15.03.2025 13:28 15.03.2025 13:28 Fundjava sjell duele interesante në javën e 24-të të ProCredit Superligës. Kampionati për garat e rregullta po shkon drejt fundit, ku çdo përballje është shumë e rëndësishme dhe interesante. Trepça-Vëllaznimi është një përballje interesante, me të dy skuadrat që synojnë të renditen sa më lartë në renditje para garave të “Play-off”-it. Mitrovicasit janë në pozitën e dytë së bashku me Sigal Prishtinën, me 15 fitore e tetë humbje, derisa kuqezinjtë në vendin e pestë me 11 fitore e 12 humbje. Të shtunën zhvillohet derbi i qytetit mes Bashkimit dhe Proton Cable Prizrenit. Dy skuadrat janë në formë në ndryshme. Bashkimi është në vendin e parë me 16 fitore e shtatë humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni në vendin e fundit me pesë fitore e 18 humbje. Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli është po ashtu një sfidë interesante. Prishtinasit kanë nëntë fitore radhazi në elitë në vitin 2025, derisa deri më tani kanë 15 fitore e tetë humbje, kurse therandasit kanë dhjetë fitore e 13 humbje, në vendin e gjashtë. Peja-Bora është po ashtu një duel, ku të dy skuadrat luftojnë për fitore. Verdhezinjtë janë në vendin e katërt me 12 fitore e 11 humbje, ndërsa prishtinasit në vendin e shtatë me tetë fitore e 15 humbje. ProCredit Superliga-Java 24 E shtunë 20:00 Trepça – Vëllaznimi 20:00 Bashkimi – Proton Cable Prizreni E diel 20:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli 20:00 Peja – Bora Të gjitha këto ndeshje transmetohen në kanalet sportive të platformës më të madhe televizive në vend, Artmotion.