Gara e Çiklizmit do t’i bllokojë përkohësisht disa rrugë e autostrada NULL NULL 03.06.2026 13:39 03.06.2026 13:39 Gara e Çiklizmit do t'i bllokojë përkohësisht disa rrugë e autostrada Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se më 5, 6 dhe 7 qershor në vendin do të mbahet Gara Ndërkombëtare e Çiklizmit, e organizuar nga Federata e Çiklizmit të Kosovës. Gara do të zhvillohet në disa segmente rrugore, përfshirë autoudhët “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”. Gjatë zhvillimit të aktivitetit, në segmentet e përcaktuara do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të qarkullimit, sipas itinerareve dhe orareve të parashikuara nga organizatorët. Gjatë zhvillimit të garës, në segmentet e parapara do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të qarkullimit sipas itinerarit të mëposhtëm: 5 qershor 2026 – e premte• Mbyllet njëra korsi në Autostradën “Arbën Xhaferi”• Ora 13:00• Nisja: Sheshi “Metush Krasniqi”, Kamenicë• Itinerari: Në drejtim të Prishtinës• Përfundimi: Kthimi në kilometrin 28 6 qershor 2026 – e shtunë• Mbyllet njëra korsi: Ferizaj (Bibaj) – Lipjan – Hani i Elezit (73 km)• Ora 09:00 • Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Hani i Elezit (32 km)• Ora 11:30 • Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Prishtinë – Hani i Elezit (95 km)• Ora 13:00 • Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Lipjan – Hani i Elezit (80 km)• Ora 16:00 7 qershor 2026 – e diel• Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Podujevë (kthimi në Trudë) – Lipjan – Ferizaj – Hani i Elezit (120 km)• Ora 10:00 • Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Trudë (kthim) – Fushë Kosovë – Llapushnik – Duhël (kthim) – Llapushnik – Fushë Kosovë – Ferizaj (183 km)• Ora 14:00 Për mbarëvajtjen e garës dhe sigurinë e pjesëmarrësve, Federata e Çiklizmit e Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik për kufizimet e përkohshme gjatë zhvillimit të garës, si dhe apelon për respektimin e udhëzimeve të Policisë së Kosovës, zyrtarëve të garës dhe sinjalizimit rrugor të vendosur përgjatë itinerarit