Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Galatasaray shpallet kampion i Turqisë

NULL NULL
09.05.2026 21:28

Galatasaray është shpallur kampion i Superligës së Turqisë pas fitores dramatike me përmbysje ndaj Antalyaspor.

Skuadra nga Stambolli triumfoi me rezultat 4-2, ndonëse gjatë ndeshjes ishte dy herë në disavantazh.

Fillimisht Galatasaray mbeti prapa me rezultat 0-1, ndërsa më vonë kundërshtari riktheu epërsinë edhe për 1-2, transmeton Klankosova.tv.

Heroi i mbrëmjes ishte sulmuesi nigerian Victor Osimhen, i cili realizoi dy gola të rëndësishëm për Galatasarayn, ndërsa me nga një gol kontribuuan edhe Mario Lemina dhe Kaan Ayhan.

Me këtë fitore, Galatasaray arriti në kuotën e 77 pikëve, katër më shumë se rivali i madh Fenerbahçe.

Duke pasur parasysh diferencën e pikëve dhe faktin se Galata ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, skuadra ka siguruar matematikisht titullin kampion.

Ky është një tjetër sukses historik për klubin turk, pasi Galatasaray arrin ta fitojë titullin për të katërtin vit radhazi, duke vazhduar dominimin absolut në futbollin turk.

 

lajme të ngjashme