Gabriel Escobar nesër në Prishtinë, fton në takim Memli Krasniqin NULL NULL 22.08.2022 17:07 22.08.2022 17:07 I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka ftuar në takim kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin. Klankosova.tv merr vesh se takimi i tyre gjatë pasditës të së martës, do të mbahet në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier. Gabriel Escobar edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë. Sipas burimeve të Radio Evropa e Lirë, ata do të bëjnë përpjekje për të bindur palët që të arrijnë marrëveshje për tejkalimin e tensioneve në veri të Kosovës si dhe për çështjen e targave të veturave dhe dokumentet serbe. Në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel, që është mbajtur më 18 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë arritur marrëveshje për këto çështje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ahmeti: Kushdo që bëhet ministër i Jashtëm, është mirë mos me ra shumë n'sy të ShBA-së (VIDEO) 5 orë më parë