Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gabimi në mesazh që solli martesën e çuditshme

NULL NULL
03.10.2015 16:09

Me aktin që kanë bërë një çift, e ka kaluar nivelin e njohjeve parmes përdorimit të teknologjisë.

Divorecee Kasey Bergh 53 vjeçare, aksidentalisht i ka dërguar një tekst mesazh një djaloshi 23 vjeçar të quajtur Henry Glendening, me idenë se po i shkruante një kolegeje të punës.

Përveç se që me mirësjellje i tregoi gruas se ajo ka gabuar numër, ai po ashtu i sugjeroi që të takoheshin e të dilnin bashkë.

Pjesa tjetër siç thonë, është histori.

Përderisa Kasey ishte në një udhëtim punë në Denver në Kolorado të Amerikës, i kishte përgjigjur mesazhit të Henry-t duke i kërkuar falje dhe kështu ata hynë në bisedë.

Një u takuan një javë më vonë e më pas ranë në dashuri.

Kasey kishte thënë se “ishte pajtuar totalisht me faktin se është beqare dhe s’kishte pasur kurrë më parë nevojë për një partner”.

Por më pas ishte takuar me Henry-n.

Duke folur për distancën e tyre prej 30 vitesh në moshë, Henry ka thënë se s’ka fare rëndësi për të që ajo është kaq e vjetër.

“Ne jemi të lidhur përmes gjërave më të thella” ka thënë ai. “Që nga fillimi ndjehesha sikur ne ishim në të njëjtat valë”.

2 vjet pas takimit të parë, Henry i ka propozuar asaj martesë nën tingullin e këngës së saj të preferuar në një restorant ku ata po darkonin.

Këtë verë ata janë martuar.

Kasey 1 kasey

lajme të ngjashme