Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gabimet që bëjnë mashkullin tuaj t’ia mbathë papritur!

NULL NULL
12.01.2016 15:08

Le të fokusohemi vetëm tek grimi, ai nuk do të të pëlqente kurrë me sytë e lyer sikur të kanë gjuajtur me grusht, me vetullat sterrë të zeza dhe të llangosur me pluhur kafe, sikur ke rënë në baltë.

Ja një miniguidë se si t’i shmangësh gabime të tilla dhe si të shkëlqesh në sytë e tij:

1.Efekt shumëngjyrësh

Pluhurat perlë? Janë shumë të bukura, nëse do që të shkëlqesh nën ditat artificiale të mbrëmjes, por nëse e ekzagjeron me to, do dukesh më metalike se motra e Robokopit.

-Përdor hijezues dhe pudër të shndritshme me doza të vogla. Zgjidh të bardhën nëse ke lëkurë të çelët, fildishin nëse e ke të errët dhe aplikoje në zonën poshtë vetullave dhe në mollëza.

  1. Super nxirje

Që lëkura të duket si çokollatë, je gati që të zhytesh në pluhur kaf? Bëj kujdes. Nëse nuk e aplikon aty ku duhet, rrezikon të humbasësh linjat e fytyrës dhe ta dërgosh atë kilometra larg.

-Shfrytëzo pluhurata abronxuese në mënyrë strategjike. Penelata të lehta në zonat reliev (hundë, mollëza dhe mjekër), ku dielli zakonisht godet me më shumë energji. Nëse ke dyshime për nuancën e duhur, zgjidh një produkt dyngjyrësh. Lëkura do errësohet dalëngadalë, pa u bërë si njollë.

  1. 1 kg rimel

Ok. Mund ta teprosh me të, por deri në një farë pikë. Jo dersa qerpikët të duken si fals dhe rimeli të trashet aq shumë sa të krijohen kokrriza të shëmtuara.

-Para se të lyesh qerpikët, pastro mirë furçën me një pecetë të zhytyr në detergjent pastrues për grimin. Pastaj përdor dy lloje rimelesh: një volumizues, për të krehur zig-zag rrënjët (mjafton një kalim) dhe një zgjatues për të harkuar majat nga jashtë. Volumizues: Hypnose Doll Eyes, Lancome. Zgjatues: Lash Extention Effect, Max Factor.

  1. Dy gisht fondëtintë

Nëse për të uniformizuar fytyrën je e bindur se duhet të stukosh defektet me një fondëtintë supermbuluese, ke gabuar rrugë. E bën lëkurën jonatyrale dhe të plak më shpejt. Dhe atij nuk do t’i pëlqente të kishte kontakt me kremin tënd.

-Syno kompaktësinë e epidermës, më shumë se ngjyrën e lëkurës. Krijo një bazë fluide, transparente dhe me shkëlqim. Duke i shmangur papërsosmëritë. .

Buzë të llangosura

Një shtresë e trashë buzëkuqi ose një teprim me buzëkuqin 24-orësh, mund t’u japin buzëve një pamje aspak të këndshme dhe të thajnë lëkurën. Dhe pastaj, harroji puthjet.

-Varet edhe nga niveli i hidratimit të mukozës tënde. Zbuti me një dozë të plotë gjalpë kakaoje, pastaj tamponoje mirë dhe më pas vendos një shtresë të hollë buzëkuqi kremoz. Ideal do ishte: Pure Color Lip Palette, Estee Lauder.

Buzë me laps

Ka perënduar koha e lapsit kaf, që çdo vajzë e mbante në çantë si produktin më të çmuar të grimit. Por edhe peneli është shumë i lodhshëm. Kërkon një dorë të stërvisur dhe rezultat perfekt.

-Më mirë lyej gishtin tek buzëkuqi dhe pastaj kaloje mbi buzë.

Mbi të vendos një shkëlqyes me të njëjtën ngjyrë.

Vetulla alla Frida Kahlo

Të trashësh pak vetullat është tjetër gjë dhe të dukesh si grua e epokës së Neadertalit është një tjetër. Bëj kujdes me lapsin që përdor.

Zgjidh laps ngjyrë kafe dhe kurrë të zi (ka efekt jonatyral), me majë jo shumë të fortë, që “shkruan” pak, as shumë të butë (mund të lërë njollë). Fortësia e duhur? Ajo e lapsit penel.

Sy si arusha panda

E vështirë të heqësh dorë nga efekty smoky eyes, por në ditë të nxehta bën mirë që t’i ulësh pak tonet.

-Me vapën ndrysho edhe kutinë e pluhurave dhe zëvendësoje të zezën me tone kaki, kafe ose gri.

Në vend të lapsit, përdor hijezues në formë kremi, shumë të lehta për t’u përhapur me gisht.

 

lajme të ngjashme