Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Funksionalizohet aparati i rezonancës magnetike në Spitalin e Pejës (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 28.02.2023 20:36

Në dhjetor të vitit të kaluar Spitali Rajonal i Pejës u pajis me aparatin e rezonancës magnetike.

Ndërkaq pas më shumë se dy muaj, tek të martën u bë funksionalizimi i kësaj pajisjeje. Njëherësh ky institucion u bë i dyti pas QKUK-së që bëhet me MRI.

Ndaj për këtë edhe u festua në kabinetin e Radiologjisë, teksa kujdesi për finesa pastrimi ishte i madh para shkuarjes së udhëheqëseve shëndetësorë, njofton Klan Kosova.

Megjithëkëtë, Spitali Prizrenit si më i madhi pas QKUK-së dhe me shtatë radiologë ende nuk e posedon një aparat të rezonancës, ani se spitali në Pejë ka vetëm dy radiologë.

Lidhur me këtë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se është në proces e sipër edhe kjo aparaturë moderne për Spitalin e Prizrenit, teksa theksoi se nuk kanë bërë dallime.

Ky projekt u financua nga Kuvendi si dhe u ndihmua më pas nga ShSKUK, kostoja e cila arrin mbi 600 mijë euro.

Ministri Vitia tha se në mungesë radiologësh për MRI-në në Pejë ata do të mbështeten me staf nga QKUK-ja.

Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme