Fshirja e ngjyrës së markerit, DnV: Mund t’i hap rrugë votimit të dyfishtë (VIDEO) NULL NULL 09.02.2025 14:19 09.02.2025 14:19 Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka folur në lidhje me fshirjen e ngjyrës së markerit në qendra të votimit. Ai është shprehur se fshirja e ngjyrës, mund t’i hap rrugë votimit të dyfishtë, përcjell Klankosova.tv. “Problem tjetër i evidentuar gjatë pjesës së parë të ditës është edhe çështja e fshirjes së lehtë të ngjyrës matrikuluese të votuesve, problem ky i cili mund të ndikojë dhe mund t’i hap rrugë votimit të dyfishtë që do ta minonte besimin e publikimit, por edhe integritetin zgjedhor”, është shprehur ai.