Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Franca dëbon 12 zyrtarë diplomatikë algjerianë

NULL NULL
15.04.2025 23:26

Franca ka njoftuar se ka dëbuar 12 zyrtarë diplomatikë algjerianë, një ditë pasi Algjeria bëri të ditur se ka dëbuar numrin e njëjtë të zyrtarëve francezë në përshkallëzimin e tensioneve mes dy vendeve.

Kjo ndodhi kur Franca ndryshoi pozicionin e saj në mbështetje të planit të autonomisë së Marokut për Saharanë Perëndimore, ndërsa tensionet arritën kulmin në nëntor të vitit të kaluar pasi Algjeria arrestoi shkrimtarin francezo-algjerian, Boualem Sansal, i cili është një kritik i hapur i regjimit algjerian, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Pallati presidencial francez po ashtu ka njoftuar se përveç dëbimit të 12 zyrtarëve algjerianë, ambasadori i Francës në Algjeri do të tërhiqet.

lajme të ngjashme