Fotosesion i një historie dashurie imagjinare në mes të dy lezbikeve NULL NULL 12.09.2015 18:40 12.09.2015 18:40 Coming Out Story, Photography and Creative-Direction - Arjun Kamath Link to: https://www.facebook.com/arjunkamathart https://www.behance.net/arjunkamathart https://500px.com/ArjunKamath Fotografi dhe studenti i filmit, Arjun Kamath, ka postuar një seri të fotografive të quajtur “Coming Out” në Facebook. Në këto fotografi mund të shohësh përndjekjen e homoseksualëve dhe lezbikëve në India, transmeton Klan Kosova. Në këto fotografi (ngjarja është e imagjinuar), shihen dy gra të dashuruara që fotografi i ka quajtur Maitreyi dhe Alpana që shkojnë në një mal për tu takuar, me shpresën që mali është një vend i sigurtë për t’u takuar. Maitreyi dhe Alpana që duhen shumë, dalëngadalë fillojnë që ta shprehin dashurinë që ndjejnë për njëra-tretën. Ato fillojnë që ta eksplorojnë së bashku botën e tyre të re. Maitreyi i hyn një gjemb në këmbë, kurse Alpana e qetëson të dashurën e saj. Historia e tyre është inspiruar nga Parivala, gruaja që “ditë më parë gjeti lirinë në male”. Por paritmas, çiftit i dalin në pritë Rakshasas-it – fjalë për një lloj të keqe në mitologjinë hindi, të cilët besojnë që dashuria e vetme e pranueshme është ndërmjet një burri dhe një gruaje. Ata i marrin dhe i fusin në një dollap. E më pas dollapit ia fusin zjarrin Fotosesioni ka pasur shumë reagime, kështu mijëra persona e kanë pëlqyer e e kanë shpërndarë albumin e Arjun. Ai mendon që është shumë trishtë që edhe pse jetojmë në një botë moderne, ka ende shumë dhunë ndaj personave që i përkasin LGBT. “Unë besojë që njerëzit duhet të jenë të lirë që të dashurohen në këdo dhe të mos gjykohen për këtë gjë”. “Unë si artist duhet që ta ndajë zërin tim me botën”, është shprehur Kamath.