Fotografja e “djajve” NULL NULL 16.12.2015 17:14 16.12.2015 17:14 Fotografja Elena Lozina, ka realizuar një fotosesion shumë interesant. Lozina ka realizuar fotografi “brenda dhe jashtë”, ku në portretin e parë e paraqet pamjen e jashtme të nje njeriu kurse në portretin e dytë ajo është munduar t’i paraqet djajtë brenda çdo njeriu, transmeton Klan Kosova. “Si fotografe unë fotografojë njerëz. Por si një entuziaste e fotografisë unë dua që të shkoj më përtej pamjes”. “Dëshiroja të tregoja se nuk isha e vetmja që kisha djaj brenda meje, kështu që realizova 9 portrete të njerëzve që më tregonin se si “dukej” djalli brenda tyre”, u shpreh Lozina. Më poshtë mund t’i shikoni 9 portrete ku paraqitet djalli i secilit prej personave.