Fotografitë më të mira me dron NULL NULL 10.09.2015 21:30 10.09.2015 21:30 Janë zgjedhur fotografitë më të mira të realizuara pas konkursit për përzgjedhjen e tyre “2015 Drone Aerial Photography Contest”. Konkursi ka qenë i hapur për të gjithë nga të gjitha anët e botës dhe janë pranuar më shumë se 5000 fotografi që janë realizuar nga toka duke kontrolluar në ajër një dron me fotoaparat. Të gjitha fotografitë janë rezultat i kohës së përkryer, kontrollit të mirë dhe pak fat në kapjen e momenteve të duhura, transmeton Klan Kosova. Fotografitë e pranuara në këtë konkurs janë vlerësuar nga fotografi Ken Geiger që është edhe fituesi i çmimit Pulitzer dhe njihet për punën e tij në kanalin National Geographic. Më poshtë janë disa nga këto fotografi.