Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fotografia që tregon realitetin e shekullit XXI

NULL NULL
01.01.2016 17:00

 Viti 2015 ishte i mbushur me fotografi që lanë shenjë dhe prekën shumë persona.

Imazhet e refugjatëve duke kaluar kufirin e aktet terroriste në zemër të Evropës prodhuan fotografi shumë prekëse, transmeton Klan Kosova.

Por, është edhe një fotografi që u shkrep larg vendeve fatkeqe por që bëri shumë persona të mendojnë se më shumë vëmendje u kushtohet jetës virtual se sa reale.

Është kjo fotografi e shkrepur nga fotografi John Blanding më 15 shtator të 2015-ës në premierën e filmit Black Mass.

Në këtë fotografi është “ngrirë” momenti kur mbërrin trupa e aktorëve e të gjithë ama të gjithë të pranishmit  kanë në duart e tyre telefonat e menqur për t’i fotografuar aktorët.

Ajo që vihet re më shumë është një grua e moshuar e cila është e vetmja që me të vërtetë po e shijonte atë moment.

Pra e moshuara ishte pa telefon të menqur në mesin e të gjithë të tjerëve që nuk e shijuan momentin, por preferuan ta shikojnë përmes ekranit të telefonit.

lajme të ngjashme