Fotografia e Vuçiqit me flamurin e Serbisë në hartën e Kosovës ngjall reagime NULL NULL 18.03.2021 23:34 18.03.2021 23:34 Nga trazirat e marsit të 2004-ës mbetën të vdekur 11 shqiptarë dhe tetë serbë derisa qindra të tjerë u lënduan. Por, këtë ngjarje i pari i serbëve, Aleksandar Vuçiq, po e quan si masakër ndaj serbëve të Kosovës, njofton Klan Kosova. 17 vjetorin e trazirave, Vuçiq vendosi ta përkujtojë me një fotografi kontroverse që ngjalli shumë debat në opinion publik në Kosovë. Ai në profilin e tij zyrtar në Instagram ka shpërndarë një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë duke shkruar krahas saj se më asnjëherë s’do të lejojë të ndodhë përsëri një ngjarje e tillë. “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por nuk harron dhe nuk do të lejojë që 17 Marsi të ndodhë përsëri. Ne kujtuam dhe morëm çdo mësim në të cilin ishim humbës. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur dhe ne e quajmë atë me emrin e saj të vërtetë – masakër”, ka shkruar Vuçiq në Instagram të mërkurën. Ish-ambasadorja Vlora Çitaku ka reaguar sot duke thënë se ky është një agresion nga Vuçiq që duhet dënuar. “Kjo nuk është një llogari e rreme. Kjo është llogaria zyrtare e Presidentit të Serbisë. Harta në fotografinë më poshtë është e Kosovës. Ky është një agresion verbal serioz dhe duhet të dënohet si i tillë”. Reagime pati edhe nga qytetarë në rrjete sociale që kërkuan t’i bëhet “report” faqes së Vuçiqit në Instagram. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024