Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fotografia e dërguar gabimisht, i kushtoi me largim nga puna

NULL NULL
02.09.2015 21:13

Një djalosh 23 vjeçar ka bërë një gabim që i ka kushtuar pozitën e punës, pasi aksidentalisht i ka dërguar fotografi të organit të tij gjenital punonjëses së burimeve njerëzore, transmeton Klan Kosova.

Para se te ndodhte incidenti, i riu nga Illinois sapo është pranuar në një punë të re.

Ai vendosi që si shenjë feste ta dërgojë një fotografi personale tek një person i caktuar, por për fatin e tij të keq ai e gaboi numrin.

Natyrisht që menaxherja e resurseve humane e ka shpërfillur mesazhin dhe nuk i është përgjigjur.

Meqë pala tjetër nuk po i jepte asnjë koment rreth mesazhit të parë, i riu e dërgon edhe një tjetër me fotografi të së njejtës natyrë.

Meqë as pas mesazhit të dytë nuk mori asnjë përgjigje, ai e telefonoi dhe atëherë menaxherja e kuptoi identitetin e tij dhe vendosi ta raportojë në polici.

Sipas Chicago Tribune, ajo vendosi që të mos ngrejë padi kur e kuptoi që ishte pa dashje.

Por, oferta për punë nuk ishte më në dispozicion për të dhe ai u këshillua që të mos e kontaktojë më asnjëherë këtë grua.

Kujdes kur bëni foto të tilla dhe kontrolloni mirë se kujt doni t’i dërgoni.

lajme të ngjashme