Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fotografi që promovojnë lindjen në kushte shtëpie

NULL NULL
05.09.2015 15:00

 Fotografi brazilian Gustabo Gomes dhe e dashura e tij Priscila Bochi, pasi kishin parë një dokumentar, kishin vendosur që lindjen e fëmijës së parë  ta bënte në shtëpi.

Gomes me lejen nga e dashura e tij, vendosi që përmes shkrepjes së apartatit t’i fotografojë momentet e bukura të shtatëzanisë.

“Kam fotografuar çdo gjë që më ka ndodhur në jetën time që prej vitit 2009, kështu që për mua ishte thjeshtë ushtrim i profesionit teksa e fotografova lindjen e vajzës time të parë”, është shprehur Gomes.

Gomes është shprehur se me eksperiencën e tyre dëshiron që t’i frymëzojë gratë që të lindin në shtëpi.

“Priscila dhe unë nuk jemi ndier kurrë të pafuqishëm gjatë gjithë procesit”.

“Ne shpresojmë që me këto fotografi të mund ta stimulojmë lindjen natyrale në shtëpi”, tha Gomes.

Gomes ka shkrepur shumë fotografi që kanë ngrirë momente të ndryshme, por gjithashtu edhe skenat nga procesi i lindjes 20 orësh.

“Fotografimi i procesit nuk më ka ndaluar ta ndihmojë Priscilën”.

“Kjo është arsye se pse nuk e kam asnjë foto tamam në kohën kur erdhi në jetë vajza jonë, sepse doja të isha i pari që ta mbaja në dorë”, është shprehur ai.

lindja14

lidnja11

lindja

lindja13

lindja10

lindja9

lindja5

lindja2

lindja12

lindja7

lindja4

lajme të ngjashme