Fotografi i grave të zakonshme pa grim NULL NULL 08.09.2015 22:40 08.09.2015 22:40 Fotografi, Peter Freed ka pasur një karrierë të gjatë dhe të bujshme duke punuar me New York Times, revista glamuroze dhe fotosesione me modele të famshme për kopertina revistash, filmash si dhe reklama. Por duke qenë baba i dy vajzave, ai u bë i vetëdijshëm për presionin mbi femrat e reja të përputhen me standarted jo realiste të bukurisë “E kuptova përmes detyrave të mia si fotograf sa larg është përfaqësimi i femrave nga femrat që janë seks simbole të bukurisë” Kjo si duket ishte edhe shtysë për një ndryshimi që ai bëri gradualisht në teknikën e tij, transmeton Klan Kosova. Freed filloi të fotografojë subjektet e tij në një mënyrë më të natyrshme, duke filluar me Bazaarshoot në një sesion me disa fotomodele. “Doja të përshkruaja gratë në një mënyrë pozitive autentike. Unë zgjodha për të fotografuar bardhë e zi ku femrat janë pa grim. bizhuteri apo përdorimin e efektve dhe filtrave” tha ai. Në vitet që pasuan që nga atëherë, Freed fotografoi gra në të gjithë Shtetet e Bashkuara duke filluar nga mosha 35 e deri 104, për të treguar se vlera e grave nuk përcaktohet nga fakti nëse ato konsiderohen mjaftueshëm të bukura për të qenë pjesë e kopertinave të revistave. Shumica e grave që kanë punuar me të janë individë të suksesshëm, dhe ato kanë shkruar ese shoqëruese duke folur për sukseset e tyre personale dhe arritjet profesionale bashkëngjitur me fotot. Tani tregimet dhe portretet e tyre janë mbledhur në një libër të quajtur “Prime” qe ka grumbulluar 42.000 dollarë amerikanë ndërsa të gjitha këto para që grumbullohen do të shkojnë në donacion për femrat që kanë nevojë. Esetë e grave janë të mbushura me sfidat e jetës që ato kanë kaluar dhe zgjedhjet që ato kanë bërë duke sfiduar konventat se si një grua, në çdo moshë të caktuar duhet të ndihet e bukur dhe të dashurojë.