Foshnja 9 muajshe që udhëtoi nëpër botë (FOTO) NULL NULL 25.01.2016 19:30 25.01.2016 19:30 Një çift nga Lituania kanë kërkuar për ti treguar botës se të pasurit një fëmijë nuk do të thotë se aventurat tuaja duhet të ndalen. Kjo thjesht do të thotë që ju keni një person shtesë në rrugë me ju. Johan Van Zutphen dhe e dashura e tij kanë dashuri për të udhëtuar në botë dhe në të kaluarën kanë hypur mbi motorët e tyre dhe kanë udhëtuar aq larg sa deri në Malajzi. Kur fëmija Leo ka lindur, në vend së të supozohej se ditët e tyre kishin përfunduar ata menduan se do të jetë kënaqësi e mirë të fusnin biçikletat e tyre në një furgon dhe për të marrë të voglin e tyre me ta, transmeton Klan Kosova. Kjo është mënyra se si Leo i vogël vetëm nëntë muajsh vazhdoi udhëtimin e tij të parë të nisur nga Lituania e deri në Marok. Për dy muaj, familja kaloi të gjithë Evropën në një furgon të vjetër, që është përdorur më parë nga një brigadë zjarri në malet austriake. Ata paguan vetëm për akomodimin e një nate në Francë, për shkak të shiut të shumtë. Të gjitha netët e tjera ata ose flinin në furgon, në shtëpitë e njerëzve që kishin takuar më parë në udhëtimet e tyre ose në shtëpitë e miqve të rinj që ata takuan gjatë rrugës. Për tre javë të udhëtimit, gjyshi i Leo-s u bashkua me ata në pjesën e prapme të furgonit. “Pjesa më e paharrueshme e këtij udhëtimi ishte aftësia e foshnjës Leos tonë për të thyer të gjitha barrierat kulturore dhe gjuhësore mes nesh dhe vendasit kudo që kemi shkuar” ka thënë babai i foshnjes. Barcelona, Spain Berlin, Germany Bialystok, Poland Carro, Italy Cartagena, Spain Essaouira, Morocco Finale Ligure, Italy