Forbes: FaceApp është prodhuar nga Rusia NULL NULL 17.07.2019 18:25 17.07.2019 18:25 “FaceApp” është aplikacioni i ri në telefon që u bë trend edhe në Republikën e Kosovës. Mirëpo, ky program, sipas revistës së njohur “Forbes”, është i prodhuar nga Rusia dhe rrezikon privatësinë e çdo telefoni. “FaceApp” nuk e fotografon vetëm fytyrën tuaj por i njëjti i merr të dhënat tuaja dhe të ato i dërgon në Rusi për disa projekte të neveritshme”, thuhet në shkrimin e kësaj reviste. Më shumë se 80 milionë përdorues aktivë kanë instaluar FaceApp. Aplikacioni përdor inteligjencë artificiale për të krijuar një pasqyrim të asaj që mund të dukeni disa dekada më i vjetër. Një grup në Twitter kanë krijuar panik dhe kanë paralajmëruar se aplikacioni mund t’i merr të gjitha fotot nga telefoni yt dhe t’i ngarkonte në serverat e tij pa ndonjë leje të qartë nga përdoruesi.