Fondi Sovran: Vendim i stërzgjatur, dyshime në jetësim (VIDEO) NULL NULL 23.05.2026 20:40 23.05.2026 20:40 Për më shumë se dy vjet e gjysmë qëndron në sirtarët e gjykatës më të lartë në vend. Kushtetuesja ka mbi 877 ditë që e ka në shqyrtim ligjin për Fondin Sovran të dërguar aty nga opozita e asaj kohe, nën arsyetimin se cenon ekonominë e tregut të lirë, raporton Klan Kosova. Pse akoma nuk është marrë një vendim nga fundi i 2023, një ish-gjyqtar beson se arsye janë lëndët që u dorëzuan aty për krizën politike. Më shumë se vonesa në trajtim, Oda Ekonomike Amerikane ka hezitime për jetësimin e këtij koncepti. Arian Zeka, nga Oda Ekonomike Amerikane, thotë: “Mendojmë që nuk duhet të ekzistonte një fond i tillë se në rend të parë po bëhet thjeshtë për të ndihmuar ndërmarrjet publike. Madhësia e fondit, si e tillë, është goxha e kufizuar, por ajo që është më e rëndësishmja është edhe burimet e mbushjes nga vetë fjala sovrani”. Fondi Sovran synonte të menaxhonte ndërmarrjet publike, përfshirë Trepçën, KEK-un, Postën e Telekomin e të tjera. Ndiqeni kronikën në vijim për detaje: