Foda s’e ftoi Meriton Korenicën, anise se futbollisti po shkëlqen te Cluj (VIDEO) NULL NULL 14.03.2025 21:33 14.03.2025 21:33 Lista e futbollistëve kosovarë të ftuar për sfidat ndaj Islandës, u publikua sot. Në mesin e emrave që trajneri Franco Foda do t’i ketë në dispozicion, nuk gjendet Edon Zhegrova, pasi po vuan ende nga dëmtimi, por aty s’është as mesfushori, Meriton Korenica. Ky i fundit po kalon formë fantastike me skuadrën CFR Cluj në Rumani, ku vetëm në dhjetë paraqitjet e fundit, është shpallur tri herë lojtar i ndeshjes, raporton Klankosova.tv. Ndërkohë në grumbullimin e marsit, risi janë tre futbollistë të rinj. 16 vjeçari Lirjon Abdullahu, është ‘surpriza’ e timonjerit të “Dardanëve”, kurse vend zuri edhe Vesel Dermaku. E sa i përket Superligës së Kosovës, vetëm 20 vjeçari, Dion Gallapeni, do të jetë në dispozicion të teknikut gjerman për dy duelet e Ligës së Kombeve në “Play-Off”, ndaj Islandës. Fituesi nga dy ballafaqimet e ndërsjella, ngjitet në Ligën B, për edicionin e ardhshëm të UEFA Nations League, njofton Klankosova.tv. Për më shumë detaje, ndiqeni kronikën e gazetarit Bleron Ajeti!