FMN e BB e demantojnë qeverinë për rritjen ekonomike (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 14.10.2022 20:19 nga Haris Ademi 14.10.2022 20:19 Fondi Monetar Ndërkombëtar i zbriti goxha projeksionet për ekonominë e sivjetme kosovare. Në raportin e fundit, thuhet se më 2022 pritet që rritja ekonomike të jetë 2.7%, ndryshe nga Banka Qendrore që ka parashikuar 3.7%, e qeveria që e ka përmendur edhe 5 përqindëshin. Njohësi i ekonomisë, Sead Ujkani, i vlerëson si më reale shifrat e FMN-së. “Qeveria është dashur të tregohej shumë më proaktive, jo vetëm të kënaqej kushtimisht me shifrat e arritura si rrjedhojë e rikuperimit nga pandemia”, shprehet Ujkani, njofton Klan Kosova. Ndërsa Florin Aliu shpreh rrezikun që inflacioni dhe kriza energjetike ta rëndojë situatën, e që mund të ketë edhe rënie ekonomike. “Unë pres vështirësim në dhjetor-janar të këtij viti, kur problemi i energjisë do të thellohet, çmimet e naftës priten me u rritë, fuqia blerëse e qytetarëve do të vërehet në këtë periudhë”, thotë Aliu. Ujkani propozon të ndihmohet prodhimi vendor. “Në subvencionimin e produkteve vendore, për t’i dhënë impuls simulimit të ofertës vendore, dhe në subvencionimin e shtresave të varfra”, shton ai. Ndërsa Aliu thotë se rritja e pagave është e domosdoshme në këtë kohë. “Për me mujt me majtë këtë fuqi blerëse, është vetëm nëse pompojmë ma shumë pare në ekonomi”, shprehet Aliu. Norma vjetore e inflacionit për muajin shtator ka shkuar në 12.7%.