Flet një prej motrave të dënuara me përdhunim në Indi NULL NULL 01.09.2015 10:30 01.09.2015 10:30 Indian students of Saint Joseph Degree college participate in an anti-rape protest in Hyderabad on September 13, 2013. The judge hearing the case of four men convicted for a shocking gang rape on a bus in New Delhi in December 2012 sentenced them to death. AFP PHOTO / Noah SEELAM (Photo credit should read NOAH SEELAM/AFP/Getty Images) Disa ditë më parë, dy motra në Indi janë dënuar me përdhunim për arsye që vëllai i tyre u arratis nga vendi me një grua të martuar, e që i përkiste një kaste shoqërore më të lartë. E gjithë familja është larguar nga fshati i tyre, dhe tashmë motra e madhe ka folur për vendimin e tmerrshëm për përdhunim, transmeton Klan Kosova. Meenakshi Kumari 23 vjeçare, është shprehur se është shumë e frikësuar që një ditë dikush nga fshati do vie për të “sjellë drejtësi”. “Si mund të kthehemi në shtëpi ose në fshatin tonë”. “Ata mund të na bëjnë keq, ose të na përdhunojnë”. “Nëse jo sot ndoshta në një të ardhme”, është shprehur Kumari. Ajo beson se arratisja e tyre mund t’i ketë poshtëruar meshkujt nga këshilli i pazgjedhur i fshatit, dhe se për këtë ata kërkojnë hakmarrje. 23 vjeçarja nuk është e zemëruar me vëllain e saj që iku me dashurinë e jetës. “Të dashurosh nuk është gabim”, është shprehur ajo. Më poshtë mund ta lexoni artikullin për arsyen pse është marrë ky vendim për dy motrat Kumari. http://klankosova.tv/dy-motra-u-denuan-me-perdhunim-per-vepren-e-vellait/