Flakët vdekjeprurëse të Teksasit djegin 1 milion hektarë – zjarri më i madh në historinë e shtetit NULL NULL 01.03.2024 08:15 01.03.2024 08:15 Zjarret në Teksas Zjarret katastrofike që shpërthyen në Teksas Panhandle kanë vrarë të paktën dy njerëz dhe kërcënojnë të shkatërrojnë shumë shtëpi, bagëti dhe mjete jetese, ndërsa ferri më i madh në historinë e shtetit përfshin sipërfaqe toke çdo minutë. Zjarri Smokehouse Creek tani ka djegur më shumë se 1 milion hektarë vetëm në Teksas, duke e bërë atë zjarrin më të madh të regjistruar në shtet, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Zjarri ka djegur gjithashtu më shumë se 31 mijë e 500 hektarë në Oklahoma që nga mbrëmja e së enjtes, tha shërbimi pyjor i atij shteti. Në total, zjarri është ndër më të mëdhenjtë në Lower 48 që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave të besueshme në vitet 1980. ‘Ferri’ është një nga tre zjarret që digjen në Teksas Panhandle – pa fund në horizont.