Fjalori i “Oxford” me 500 fjalë të reja NULL NULL 25.06.2015 15:07 25.06.2015 15:07 Në edicionin e ri të fjalorit të gjuhës angleze Oxford janë shtuar 500 fjalë të reja. Ky fjalor që u publikua në vitin 1911 u themeluar nga vëllezërit Henry dhe Gëorge Foëler. Konsiderohet si një nga projektet më të mëdha të hulumtimit të gjuhës në botë dhe është guida më e mirë e gjuhë angleze në ndryshim e sipër, transmeton Klan Kosova. Më poshtë janë disa nga fjalët e reja: Voluntourism – Është ajo çka njerëzit mendojnë kur ndihmojnë një jetimore afrikane dhe bëjnë ndonjë veprim për humanizëm ose thjesht kur duan të gjejnë një arsyetim për të marrë pushimet Meh – Përdoret për të shprehrur mungesën e entuziazmit Freegan – Personi që preferon të hajë ushqimet e mbetura në mënyrë që të mos hidhet ushqimi kot Ecotown – Qytete të reja të dizajnuara për të pasur sa më pak ndikim në dëmtimin e ambientit E-cigarette – Cigare elektronike që janë me bateri dhe që përmbajnë nikotinë Twitterati – Njerëzit që kanë llogari në rrjetin social Tëitter dhe kanë shumë ndjekës dhe janë duke postuar vazhdimisht Webisode – Një episodë e shkurtër e një program televiziv që shfaqet online Hyperlocal – Personat që janë shumë lokalist Comix – Një përzierje mes librave komik për të rritur dhe stripave komik Crowdfund – Krijimi i një fondi prej shumë njerëzve që zakonisht dhurojnë shuma të vogla parash online Cake pop – Ëmbëlsirë e rrumbullakët zakonisht nga çokollata ose gjëra të tjera të ëmbla që krijohen në formën e lëpirëses