Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fjali më të fuqishme se “Të dua”

NULL NULL
13.09.2015 10:45

Ka diçka për dashurinë, ajo mendohet të jetë “pa zë”. Ajo duhet të jetë e pashprehur ndonjëherë  por të përmbajë veprime që ju lidhin më fortë me partnerin tuaj.

Edhe kur fjalët duhet të thuhen, duhet të zgjidhen fjalët e duhura sepse është e vështirë t’ia besosh ose dhurosh zemrën dikujt.

Lejoni personin e duhur t’i dëgjojë fjalët e duhura.

Dhe kjo nuk duhet të jetë domosdoshmërisht “të dua”, sepse kjo mund të ju bëjë që ju të ndjeheni si gjithë të tjerët.  Për të trajtuar drejtë personin që keni në krahë, atëherë ju duhet të jeni më ndyshe dhe të bëni përjashtime nga rregulli.

Ka fjali që kanë peshë më shumë se kur thjesht thua “Të dua”, transmeton Klan Kosova.

Ndonjëherë këto fjali kanë më shumë peshë dhe ndërtojnë besim më të madh në marrëdhënie.

Unë mendoj për ty gjatë gjithë kohës

Kjo nuk është abstrakte, por specifike. Kjo është një vepër dhe ju jeni duke bërë personin që keni në krahë të vetëdijshëm se si ata ekzistojnë dhe koordinojnë mendimet tuaja. Kjo nuk është për sa kohë ju keni qenë së bashku, ju jeni duke bërë ata të kuptojnë se personi ekziston aq thellë në mendimet tuaja, aq shumë sa ju shpërnqendron tërë kohën.

Ju dukeni shumë bukur 

Ju dukeni e mahnitshme, ju dukeni mrekullueshëm, pamja jua ju lë pa frymë..Partneri juaj dëshiron që të vërehet, sidomos nga ju. Bëjini ata të vetëdijshëm se ju i shihni këto ndryshime dhe e keni gjithmonë vëmendjen tek ta. Kjo fjali ndihmon për të konstatuar  sigurinë dhe rëndësinë në marrëdhënien tuajduke treguar ata nuk kanë vetëm zemrën tuaj, ata gjithashtu kanë sytë tuaj.

Ju dëshiroj 

Kjo fjali mund të tingëllojë si dëshpërim ose një dëshirë  e uritur për afeksion. Është fjali e mirë për t’u thënë gjatë fazave të hershme të një marrëdhënie në vend se të thuash “Të dua”. Por kjo do të mbajë më shumë peshë dhe relevancë për dëgjuesin.

Me ty, unë kurrë nuk kam frikë 

Dashuria është e pastër dhe sinonim me këtë është guximi. Lejoni partnerin tuaj të dijë  se sa të guximshëm dhe të patrembur dashuria për partnerin ju bën të ndiheni. Kjo fjali do të thotë sigurim, guxim dhe këmbëngulje. Kjo do të thotë që ju jeni të gatshëm për të shkuar deri në fund me të.

Je më i/e mira 

Kjo e bën partnerin tuaj të di se ai ose ajo është i pari në listën e prioriteve. Kjo e vë marrëdhënien tuaj në një nivel më të lartë se ai aktual. Relativisht, madje edhe nëse ka pasur të tjerë në jetën tuaj, personi që keni në krahë është më i miri. Ju jepni atyre  ndjenjën se ata do të zëvendësojnë të gjithë ata që kanë ardhur ose do të vijnë në botën tuaj.

 

lajme të ngjashme