Fillon ndërtimi i urës mbi lumin Mirusha NULL NULL 30.03.2017 15:55 30.03.2017 15:55 Në kuadër të ndërtimit të rrugës unazore, e cila kalon mbi lumin Mirusha, sot ka filluar ndërtimi i urës mbi këtë lum. Në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të urës mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, bashkë me drejtorët e disa drejtorive komunale, punë kryesi dhe qytetarë të tjerë, transmeton Klan Kosova. Përndryshe, sipas drejtorit te urbanizmit, Ahmet Morina, kjo urë ka një gjatësi prej 17 metrave dhe një lartësi prej mbi shtatë metrave, ndërsa i tërë projekti i ndërtimit të urës dhe rrugës unazore, ka një shumë prej rreth 140 mijë euro dhe financohet nga buxheti komunal i Malishevës.