FFK dhe Artmotion sjellin risi në transmetimin e ndeshjeve të Superligës (VIDEO) NULL NULL 11.04.2025 22:53 11.04.2025 22:53 Si transmetuesi ekskluziv i Superligës së Kosovës në futboll, platforma Artmotion erdhi me risi në xhiron e 28-të. Përderisa po transmetohej ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Ballkanit, në ekranet tuaja keni mundur ta ndiqni në kohë reale momentumin e renditjes tabelare, e cila ndryshonte varësisht rezultateve të dueleve që po zhvilloheshin, raporton Klankosova.tv. Duke e ditur që kampionati elitar i futbollist kosovar po shkon kah fundi, për të dyja skuadrat që ndesheshin mes vete, paraqitej edhe grafike se me kë do ballafaqohen në katër takimet e radhës. Diçka e tillë shfaqet në mediumet më prestigjioze ndërkombëtare, të cilët transmetojnë ligat më të forta në Evropë.