Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fermerët në Greqi premtojnë përshkallëzim të protestave

NULL NULL
04.02.2024 12:14
Protesta bujqësore në Greqi

Fermerët grekë hodhën gështenja dhe mollë në trotuar jashtë një panairi bujqësor të shtunën dhe premtuan të përshkallëzojnë protestat pas një takimi të martën.

Fermerët ishin nga rajoni i Thesalisë, në Greqinë qendrore, dhe erdhën në qytetin verior grek të Selanikut me autobusë për t’u bashkuar me kolegët e tyre nga veriu që kishin ardhur me traktorët e tyre të premten, shkruan euronews, transmeton Klankosova.tv.

Në muajt e fundit, protesta të ngjashme kanë përfshirë Evropën, ndërsa fermerët në kontinent nxjerrin në rrugë ankesat e tyre për inflacionin, konkurrencën e huaj dhe kostot e luftimit të ndryshimeve klimatike.

 

 

lajme të ngjashme