Fëmijë, mësoni nga gabimet NULL NULL 28.05.2015 18:02 28.05.2015 18:02 Girl Hiding Behind Door Fëmijët shpesh bëjnë gabime, e për këta engjuj gjithmonë ka falje por nuk përjashtohen mundësitë me nga një dënim të vogël, megjithatë në studimin e fundit nga akademikët, thuhet se është koha për të zhdukur gomën apo instrumentin e djallit nga jeta e fëmijëve. E gjithë kjo për të vetmen arsye, sepse ajo i bënë fëmijët të kenë turp nga gabimet e tyre. Fëmijët duhet të mësohen me gabimet të cilat ata i bëjnë dhe nuk duhet të kenë frikë nga to, por duhet t’i shfrytëzojnë për të mësuar. Kështu thotë Guy Claxton, ekspert i edukimit në një kolegj të Londrës, duke besuar se gabimet i përgatitin fëmijët për realitetin e shekullit 21. Sipas Claxton, pastrimi i gabimeve, apo fshehja e tyre nuk i përgatit fëmijët për jetën,duke iu referuar studimit të Paul Tough autorë i librit ‘’How Children Succed’’ ku thotë se shkolla duhet të përgatisë fëmijët për atë që i pret në të ardhmën. Andaj konkluzioni i arritur nga akademikët është se fëmijëve nuk duhet ushtruar presion për t’i eleminuar gabimet e tyre, por u duhet thënë që t’i ruajnë ato si pasqyrë sepse ato ju shërbejnë për të mësuar gjatë gjithë jetës, transmeton Klan Kosova. klankosova.tv