Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fehmie Gashi: Agjërimi është sakrificë për hir të Zotit, justifikimet për kafe dhe cigare janë për ego

NULL NULL
21.02.2026 11:03

Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, teologia Fehmie Gashi ka adresuar justifikimet e zakonshme të njerëzve që nuk agjërojnë, duke përfshirë ato që thonë se nuk mund të qëndrojnë pa një kafe apo cigare.

Ajo e kundërshtoi këtë mendim, duke theksuar se agjërimi është një sakrificë për hir të Zotit dhe se duhet të vendosim vlerat shpirtërore mbi ato materiale.

“Nëse ti vendos për hir të Zotit me agjëruar dhe sakrifikon gjithçka, por të duket më e rëndësishme një cigare ose një kafe, ne po i ngritim këto për ego më lart sesa fjala e Zotit. Ajo që e specifikon Ramazanin është agjërimi, dhe ai do të bëjë ndërmjetësim në ditën e gjykimit”, tha Gashi, transmeton Klankosova.tv

Ajo gjithashtu u shpreh për ata që flenë deri në drekë gjatë Ramazanit, duke theksuar se kjo është një mundësi e humbur për shpërblime më të mëdha.

“Duhet të rrimë zgjuar për më shumë shpërblime”, tha teologia.

Për ata që janë të sëmurë dhe nuk mund të agjërojnë, Gashi rekomandoi ndihmën ndaj të varfërve: “Ata që kanë mundësi, duhet të ushqejnë një të varfër çdo ditë të Ramazanit. 29 ditë i sëmuri duhet t’ia paguajë iftarin dhe syfyrin një të varfëri për t’u kompensuar”, theksoi Gashi.

Ndiqeni videon për më shumë:

lajme të ngjashme