Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Federata e Hendbollit siguron mbështetje financiare për vitin 2026

NULL NULL
08.04.2026 15:06

Federata e Hendbollit e Kosovës ka nënshkruar sot Memorandumin e Bashkëpunimit me Ministria e Sportit dhe Rinisë e Kosovës, duke siguruar mbështetje financiare për funksionimin dhe zhvillimin e saj gjatë vitit aktual.

Memorandumi është nënshkruar nga ministri Blerim Gashani dhe presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci. Ky dokument përcakton vlerën e përkrahjes financiare që federata do të përfitojë nga ministria, në bazë të kategorizimit të federatave sportive.

Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon të mbetet në Kategorinë A, duke dëshmuar nivel të lartë organizimi dhe rezultate të qëndrueshme ndër vite.

Në kuadër të këtij procesi, memorandumet janë nënshkruar edhe me federata të tjera sportive, ndërsa përkrahja totale e shtetit për federatat sportive për vitin 2026 tejkalon shifrën prej 6.5 milionë eurosh, duke reflektuar përkushtimin institucional për zhvillimin e sportit në vend.

lajme të ngjashme