“Fantazma e Prishtinës” e krijuar me AI bëhet virale, krijon frikë e konfuzion te qytetarët (VIDEO) NULL NULL 12.01.2026 11:40 12.01.2026 11:40 Një imazh me një personazh të pazakontë të krijuar me inteligjencë artificiale (AI), foto kjo e shpërndarë shumë në rrjete sociale si “Fantazma e Prishtinës”, ka krijuar konfuzion të madh. Gazetarët e Klan Kosovës, Enis Reçica dhe Arta Beqiri, e kanë diskutuar këtë çështje sot në emisionin ‘Ora Shtatë’, e cila tashmë është bërë virale. Beqiri u shpreh se është përhapur tashmë frika te qytetarët. Madje, i njëjti personazh thuhet se po ‘lëviz’ në gjithë Kosovën.