Eskalon situata në Prizren, tifozët tentojnë t’i sulmojnë futbollistët e Vëllaznimit (VIDEO) NULL NULL 23.02.2025 16:36 23.02.2025 16:36 Një ngjarje aspak e mirë ka ndodhur në fund të ndeshjes Liria-Vëllaznimi, e cila u zhvillua në kuadër të ligës së parë. Tifozët vendas hyjnë në fushën e lojës duke tentuar t’i sulmojnë futbollistët mysafirë. Rasti ndodhi sot në stadiumin “Përparim Thaqi”. Ngjarje të tilla e shëmtojnë futbollin dhe ulin vlerën e ndeshjeve të tilla. Nuk dihet nëse ndonjë nga futbollistët ka pësuar lëndime. Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje. Bashkangjitur i gjeni pamjet.