Është homoseksual por i martuar me një grua NULL NULL 23.06.2015 09:54 23.06.2015 09:54 Shumë dekada më parë, homoseksualët detyroheshin që të izolonin qëndrimet e tyre seksuale. Kjo për shakak të jesh homoseksual ishte e jashtëligjshme qoftë në Britanën e Madhe qoftë edhe në shumë vende të tjera perendimore, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Kështu që atëbotë, shumë homoseksualë detyroheshin që të i ndrydhnin dëshirat e tyre seksuale. I tillë është edhe Nick, një 50 vjeçar që është i martuar me një grua tash e 30 vite. Ai është homoseksualë. Nick shprehet, që gruaja e tij kishte dyshime për seksualitetin e tij për shumë vite, por ajo e kuptoi që ai ishte homoseksualë në momentin kur Nick kishte një aferë me një mashkull. “Ajo më kërkoi që të ndaheshim, por unë nuk e lashë”. “Ajo është shoqja ime më e ngushtë, dhe ne vendosëm që të jemi bashkë si shokë të ngushtë”, shprehet Nick. Nick nuk është emri i tij i vërtetë, ai ka dëshiruar që të mbetet anonim sepse shumë familjarë e miq nuk dinë gjë për seksulitetin e tij. Ai për vite me rradhë ka jetuar një jetë të dyfishtë. Njërën duke e portretizuar një njeri të lumtur në martesë, mirëpo ai gjithashtu përdorte revista pornografike homoseksualësh. Edhe pse çifti vazhdon të jenë bashkë, ata nuk kanë lidhje fizike me njëri-tjetrin. Edhe pse shumë çifte, do vazhdonin të qëndronin së bashku për shkak të fëmijëve, këta nuk e kanë pasur këtë arsyje. Kjo sepse, ata nuk kanë fëmijë, mirëpo arsyeja e vetme pse kanë qëndruar bashkë është ndenja e miqësisë që kanë ndaj njëri – tjetrit. Nicku, tash e 10 vite është pjesë e grupit Gay Married Man, në Mancherster. Themeluesi i grupit, John shprehet që shumica e meshkujve janë të vjetër me moshë. Janë meshkuj që janë “detyruar” të martohen në vitet e ’70-ta dhe 80-ta.