Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Erion Veliaj nderon me titullin “Simbol i qytetit” aktorin Luftar Paja

NULL NULL
04.12.2016 15:15

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka organizuar një takim të veçantë me aktorë të njohur të teatrit dhe filmit, ku i pranishëm ka qenë edhe Luftar Paja.

Aktori shqiptar është njohur për dhjetëra role në kinematografi dhe teatër, shkruan blitz.al. Veliaj e ka nderuar aktorin Paja me titullin “Simbol i qytetit” në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë ndër vite.

Kryebashkiaku në fjalën e tij është shprehur se Luftar Paja është shembulli i njeriut që punon me ndershmëri, sakrificë e punë duke u kthyer në frymëzim për të rinjtë.

Sakaq, aktori i mirënjohur e ka falënderuar Veliajn për vlerësimin dhe tha se ndihet i emocionuar që po merr këtë medalje prej tij.

veliaj1-1024x562

lajme të ngjashme