Erërat e forta s’e lejuan aeroplanin të ulej në “Adem Jashari” (VIDEO) NULL NULL 30.08.2025 23:15 30.08.2025 23:15 Shkaku i erës së fuqishme një aeroplan i linjës Gjenevë – Prishtinë ka pasur probleme që të ulet në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv, aeroplani bëri një tentim që të ulej, por si shkak i erërave të forta, u detyrua që të ngrihej sërish. Sipas raportimeve, i njëjti ka qëndruar në qiell për rreth dy orë, derisa moti është qetësuar për t’i mundësuar uljen.