Erdogan, kryeministrit të Izraelit: Ka hyrë në histori si kasapi i Gazës NULL NULL 29.11.2023 18:36 29.11.2023 18:36 Foto: Arkiv Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun për kryerjen e “një prej mizorive më të rënda të shekullit në Gaza”. Kryeministri izraelit “ka hyrë në histori si kasapi i Gazës”, tha Recep Tayyip Erdogan sipas Sky News. “Me vrasjet që kreu në Gaza, Netanyahu po ndez antisemitizmin dhe po rrezikon sigurinë e popullit të Izraelit dhe të gjithë popullit hebre”, tha ai. Duke folur me ligjvënësit në parlament, Erdogan tha se deklaratat e bëra nga qeveria izraelite po “zvogëlojnë” shpresat e Ankarasë se pauza mund të shndërrohet në një armëpushim të plotë.