Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Erdogan i quan Finlandën dhe Suedinë bujtina të terroristëve, s’i mbështet për anëtarësimin në NATO (VIDEO)

NULL NULL
13.05.2022 15:24

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Ergodan, i ka cilësuar Finlandën dhe Suedinë si bujtina të grupeve terroriste.

Erdogan këto komente i bëri teksa bëri të ditur se nuk mbështet anëtarësimin e këtyre dy shteteve skandinave në NATO, transmeton Klankosova.tv.

“Aktualisht po ndjekim zhvillimet. Aktualisht nuk kemi një qëndrim pozitiv për çështjen e Suedisë dhe Finlandës (bashkimit në NATO). Ato vendet skandinave janë si bujtina të grupeve terroriste. Ka përkrahës të terrorizmit në parlament. Ne nuk mund të jemi pozitiv ndaj kësaj”.

Ai e shpjegoi kundërshtimin e tij duke përmendur mbështetjen e supozuar të Suedisë dhe vendeve të tjera skandinave për militantët kurdë dhe të tjerët që Turqia i konsideron si terroristë.

Duke iu kthyer vendimit të ShBA-së për heqjen e sanksioneve ndaj rajoneve të kontrolluara nga YPG/PKK në Siri, Erdogan theksoi se YPG/PKK është një grup terrorist dhe se Turqia nuk mund ta pranojë një vendim të tillë.

“Ne nuk kemi luksin të shpërfillim terroristët. Ne ua themi këtë të gjitha vendeve që na duken miqësore,” tha ai, duke u kërkuar atyre që të “kujdesen” me veprimet e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=nYGsFi-LJS0

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.